Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një vizitë në qytetin e Elbasanit, me një axhendë të ngjeshur takimesh dhe inspektimesh. Rama publikoi në rrjetet sociale momente nga takimet dhe vizitat e zhvilluara.
“Fotoalbum i zhytjes mes njerëzve të punës dje deri vonë në Elbasan”, u shpreh Kryeministri, ndërsa ndau fotot në rrjetet sociale.
Rama zhvilloi një takim me të rinjtë, të cilët i nxiti në krijimin e iniciativave sipërmarrëse bazuar në potencialet e trashëgimisë kulturore që ofron Elbasani.
Po ashtu, Kryeministri u takua me vajza e djem të talentuar, por edhe të interesuar për mbarëvajtjen e gjërave jashtë shkollës.