Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin social ´Facebook´ ka theksuar se lumi Gjanicë tashmë ka pësuar një transformim urban dhe mjesidor.
Ai publikoi disa foto nga kantieri ku po zhvillohet faza e dytë e punimeve.
Sipas kreut të qeverisë, Gjanica ishte kthyer në një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin e Fierit.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e fazës së dytë drejt përfundimit të transformimit urban e mjedisor të lumit Gjanicë, i cili deri dje ishte një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin dhe sot është sërish lumë, ju uroj një ditë të mbarë” – shkroi Rama në Facebook.