Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të shtunë pamje nga tuneli i sapohapur i Llogarasë.
Ky tunel është 5.9 kilometra. Makineritë kanë bërë të mundur më 31 Janar çarjen e anës tjetër të malit, që përmes një ure do të lidhet me Palasën. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë parashikon që rruga të jetë në funksion të plotë qarkullimi në 1 Qershor 2024.
Vlera e këtij investimi është 142 milionë Euro. Kalimi në tunel do të jetë me pagesë dhe mund të përshkohet në vetëm 7 minuta, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me plazhet në jug të vendit.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje ekskluzive përgjatë krejt Tunelit të sapohapur të Llogarasë në të gjithë gjatësinë e vet, ju uroj një fundjavë të mbarë” – shkruan Rama.