Në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” pritet të jetë gati një tjetër qendër e re e kardiokirurgjisë. Me anë të një videoje të publikuar në Facebook, Rama njofton se investimi i realizuar nga qeveria shqiptare, do të zgjerojë mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira të zemrës, falas për rreth 400 pacientë në vit.
Kreu i qeverisë shkruan se ky është një investim i qeverisë, për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër.
Statusi
MIRËMËNGJES
Pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore
Edhe pak është gati qendra e re e kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Një investim i qeverisë shqiptare për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër, #falas për qytetarët, në qendrën e dytë publike të kardiokirurgjisë në vend.