Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka publikuar pamjet na kantieri i rrugës Shëngjin – Velipojë.
Rama shprehet se është ndër akset më panoramike të Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e rrugës Shëngjin – Velipojë, një investim strategjik në fushën e turizmit që do të jetë po ashtu ndër akset më panoramike të Shqipërisë, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan kryeministri.