Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga punimet që po zhvillohen për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’, kreu i shtetit shkroi se hekurudha do të ketë edhe një degëzim në aeroportin “Nënë Tereza”.
Ai bëri me dije se është drejt përfundimit e gjithë traseja hekurudhore për vendosjen e shinave.
“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për hekurudhën Tiranë-Durrës me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza” ku është drejt përfundimit e gjithë traseja hekurudhore për vendosjen e shinave, ju uroj një ditë të mbarë” – shkroi Rama.