Ka nisur puna për ndërtimin e portit të ri të Sarandës. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, teksa ka publikuar edhe pamje nga projekti 3D se si do të duket ky port.
“Mirëmëngjes me Portin e Ri Turistik të Sarandës, ku sapo ka nisur puna transformuese që do ta ngjisë turizmin e zonës në një nivel krejt tjetër, në fund të Mandatit të Tretë”, shkruan Rama.
Rama ka premtuar se porti i ri do të sjellë zhvillim për Sarandën, e ndërsa disa javë më parë ka publikuar edhe pamje se si do të duhet porti i Durrësit, për të cilin është shprehur se do jetë më i madhi në rajon e që do ketë shumë avantazhe për Shqipërinë.