Rama publikon videon e projektit të “Urës mbi Bunë”: 300 metra do të jetë distanca nga Velipoja në Ulqin

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka publikuar një video të projektit të “Urës mbi Bunë” në rrjetin social ‘Facebook’. Marrëveshja për zbatimin e tij u firmos ditën e djeshme gjatë mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Malit të Zi.

Projekti është përgatitur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të bashkëfinancohet nga qeveritë e Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ai pritet të kushtojë deri në 20 milionë euro. Rama theksoi se kjo urë do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 kilometra në 300 metra.

“MIRËMËNGJES

dhe me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur” – shkroi Rama.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *