Me anë të një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shfaqet krah një shqiptareje nga Maqedonia e Veriut. Behët fjalë për Hasijen, me të cilën Rama u takua rastësisht në Vjenë
Rama mes të tjerash përshëndeti të gjithë shqiptarët kudo ku janë, bashkë me zonjën.
BISEDA
Rama: Jam këtu me kancelarin austriak dhe Hasijen. Me kancelarin sa mbaruam, me Hasijen sapo u takuam. Më përshëndeti shqip, kur e pyeti gazetari; je nga Shqipëria apo Kosova? Ajo tha; Jo, jam nga Maqedonia e Veriut, se shqiptarë ka gjithandej. Hasije përshëndeti pak shqiptarët.
Hasija: Ju përshëndes të gjithëve dhe jam shumë e lumtur që e takova kryetarin. Që për herë të parë në jetën time që 58 vite, që e takova dhe jam shumë krenaret që e vetmja shqiptare në Austri e kam takuar.
Rama: Ka dhe shqiptarë të tjerë në Austri që kam takuar. Por nga gjithë të tjerët, je më ylli. Përshëndetje të gjithëve në Maqedoninë e Veriut, në mal të zi, Preshevë dhe Kosovë, nga Hasija dhe nga unë
Hasija: Ju faleminderit dhe mirupafshim