Kryeministri Rama ka publikuar sot pamjet nga rindërtimi në Fushë-Krujë, teksa jep dhe shifrat e objekteve. Kreu i qeverisë tha se nga tani do të ketë tre herë më shumë punë, për t’iu kthyer shqiptarëve borxhin e madh ku e futën në 25 prill.
“Dhe tani 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin e madh ku më futët të dielën e bukur të 25 prillit?❤️*FushëKrujë”, shkruan Rama.