Kryemninistri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook, ndërhyrjen kirurgjikale tek një foshnjë 10 muajshe në një nga spitalet tona. Foshnja kishte probleme me kockat e kokës dhe falë ndërhyrjes, tani është në gjendje normale.
Rama shkruan se kjo është nga ato lajme të mira nga Shqipëria reale e punëve të përditshme, dhe nuk ka nguruar që të sulmojë edhe mediat.
Postimi i Ramës:
Një arritje e jashtëzakonshme për Reisin e vogël 10 muajsh, që ia ka dalë me sukses pas një operacioni tepër të vështirë të rimodelimit të kafkës që u krye për herë të parë në spitalet tona. Shërim të shpejtë Reis.
*ky është nga ato lajme të mira nga Shqipëria reale e punëve të përditshme, që s’do ta merrnit dot kurrë prej pasqyrave të deformuara mediatike