Rama publikon videon nga transformimi i zyrave të DRSHTRR Fier e Lushnje: 197,000 shërbime në vit

Kryeministri Rama ka publikuar videon, e cila tregon transformimin e zyrave të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Fier dhe Lushnje. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, paraqiten pamjet e zyrave si kanë qenë në të shkuarën dhe si janë transformuar tani.

Përmes postimit të tij, kryeministri shkruan gjithashtu se DRSHTRR, Fier dhe Lushnje ofron 197 mijë shërbime në vit, duke eliminuar radhët e gjata dhe shërbyer me shpejtësi e transparencë. Gjatë videos shfaqet edhe një punonjëse e DRSHTRR, e cila flet lidhur me shërbimet të cilat ofron zyra si dhe kushtet.

“Ndodhemi në zyrat rajonale Lushnje degë e Drejtorisë së Transportit Fier ku kryen mesatarisht 24 mijë shërbime në vit për 34 mijë drejtues mjeti, siç mund të shihni ndodhemi në kushte dinjitoze shërbimi për qytetarët dhe personelin. Ofrojmë shërbime me cilësi dhe komoditet pas vëmendja jonë është tek qytetari.”, shprehet ajo.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *