Kryeministri shqiptar ka deklaruar se qeveria britanike ka treguar shenja keqardhjeje dhe sikleti për komentet anti-shqiptare të sekretares së brendshme Suella Braverman. Komentet kreu i qeverisë i ka bërë në një intervistë për mediat në Britani.
Pjesë nga fjala e Ramës: “Downing Street ka treguar “shenja të rëndësishme keqardhjeje dhe sikleti” mbi retorikën e përdorur nga ministrat për të përshkruar shqiptarët, sipas kryeministrit të vendit”, ka thënë Rama për ‘Sky News’, duke theksuar se “shpresoj shumë që kjo të mos përsëritet më dhe se komuniteti shqiptar këtu do të jetë vërtet i nderuar për këtë.
Marrëdhëniet britaniko-shqiptare prekën pikën më të ulët në histori që kur ne kemi dalë nga komunizmi për shkak të asaj retorike që e ka vënë komunitetin shqiptar në Britani nën një presion shumë, shumë të rëndë. Më duhet të them se më në fund, në anë të Downing Street, jemi dëgjuar dhe nuk ka vetëm fjalë, por edhe vepra për të krijuar një grup të përbashkët pune për të goditur rrjetet kriminale, që sigurisht është diçka që Shqipëria gjithmonë e ka kërkuar”