Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë për fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë. Rama e ka nisur fjalën e tij duke thënë se është krenar pasi mbyllet me një notë pozitive puna e një mandati të vështirë me tërmetin dhe pandeminë.
Rama u shpreh se mandati i dytë qeverisës meriton një notë pozitive, pavarësisht sfidave të tërmetit dhe pandemisë me të cilat ai u përball dhe që ndryshuan objektivat kryesore.
Në një takim me ministrat e kabinetit, kreu i qeverisë, pasi renditi disa nga arritjet e këtij mandati, shtoi se ndonëse pandemia dhe rindërtimi nuk kanë përfunduar, një avantazh i konsiderueshëm është arritur ndaj tyre.
“Prioritet i Shqipërisë së vitit 2030 do të jetë kthimi i trendit negativ të largimeve në raport me kthimin në atdhe,” tha Rama.
Rama ka zbuluar në mbledhjen e kabinetit qeveritar se qeveria e ardhshme do të formohet javën e ardhshme.
“Qeveria e ardhshme do të formohet javën tjetër”, deklaroi Rama.
“Ju do të vazhdoni punën deri në minutën e kalimit të detyrës, pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4 vjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon jo vetëm një informacion të mirë qeverisës, një kryesi efektive, por edhe një stol rezervash të gjatë, për të pasur mundësi energjizimi të skuadrës. Ky është avantazhi i madh në krahasim me rivalët dhe duhet bashkë ta kultivojmë këtë avantazh”, tha Rama.
/Priza.al/