Kryeministri i Edi Rama është shprehur gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme se do të bëjë gjithçka që duan qytetarët, përfshirë këtu edhe legalizimin e kanabisit për qëllim mjekësor.
Lidhur me pyetjen 6 e cila është pjesë e pyetësorit se “Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?”
Rama është përgjigjur se 61 % e shqiptarëve janë pro legalizimit të kanabis, dhe se absolutist që Shqipëria do ta lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit, pasi ka marrë 308 992 vota pro.
Kjo ishte edhe rezoluta e publikuar nga kryeministri Rama, pas procesit të Këshillimit Kombëtar.