Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rrëzimin e rezolutës së Srebrenicës në Parlament. Rama thotë se nuk është rrëzuar rezoluta e Srebrenicës, por është refuzuar futja në procedurë trejavore parlamentare e një dokumenti të ardhur nga Katrani.
Ashtu siç e tha edhe Balla, Rama shprehet se Parlamenti nuk do të votojë asnjë dokument të firmosur nga Sali Berisha.
“Edhe një fakt për t’u nënvizuar: Parlamenti sot nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë për Srebrenicën, po thjesht ka refuzuar të fusë në procedurën trejavore parlamentare një dokument të ardhur nga Katrani, siç do të bëjë me çdo letër që do të ketë bojën e tij”, shkruan Rama.