Rama riciklon lajmet e 2 viteve më parë

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një lajm të publikuar 2 vite më parë. Bëhet fjalë për markën e njohur “Louis Vuitton” e cila ka prodhuar një çantë me dizajn flamurin shqiptar.

Në mesin e koleksionit, në të cilat u krijuan çanta me flamuj nga shtete të tjera të botës, pjesë e këtij koleksioni u bë edhe flamuri ynë. Ajo kushton 10 mijë e 335 dollarë, respektivisht 9 mijë e 900 euro.

Në postimin e tij kryeministri Edi Rama shkruan: “Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës “Louis Vuitton”. Flamuri më i bukur në botë”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *