Një nga mjekët me aktivë në rrjetet sociale duket ngritur shpesh problemetika që hasen në sektorin ku ai punon, Erion Dasho ka reaguar mëngjesin e sotëm pas një postimi të Edi Ramë për maternitetin e Kukësit që pritet të hapet së shpejti.
“Po turp nuk kanë,” ka shkruar Dasho. Sipas tij qeverisë iu desh një vit për të vendosur 9 shtretëe dhe tani e quajnë “maternitet” duke mashtruar shqiptarët.
Postimi:
NJË VIT PËR 9 SHTRETËR!!!
Vjet në 21 mars 2021, shkruajta këtë status lidhur me vizitën e ministres Manastirliu në spitalin e Kukësit:
*
21 03.2021
Ministrja e Shëndetësisë sot mbikqyri punimet e “Maternitetit të Kukësit”.
Bazuar në numrin e lindjeve, Kukësi, Tropoja dhe Hasi sot kanë nevojë të gjithë së bashku për 9 shtretër obstetrikë!!!
As një çerek pavioni nuk formohet dot me kaq shtretër dhe jo më një maternitet!!!
A kanë turp këta demagogë dhe mashtrues??!!
*
Sot është Borati që ka botuar një lajm për të njëjtin “maternitet” që ende nuk ka përfunduar së ndërtuari.
Pyetja mbetet po ajo: Po turp nuk kanë??!!