‘Rama rreh Lali Erin. Berisha, qëndrestar’/ Intervista gazmore e kryemadhit te ‘Fiksi’: Meta vdes për thashetheme, unë s’fle me të…  

E ftuar në emisionin “Fiks Fare” kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, iu është përgjigjur pyetjeve nga dy moderatorët.

“Mona e Ilirit apo Iliri i Monës”, por kryetarja e LSI, u shpreh se ajo është e rinisë.

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka pranuar se shtratin me Presidentin Ilir Meta e ndan bashkë me Kushtetutën. Në një intervistë të shkurtër për emisionin “Fiks Fare”, ajo u shpreh se janë vetëm 10 ditë larg zgjedhjeve, ndërsa shtoi se, kreu i shtetit është i dhënë pas thashethemeve.

E ftuar në “Fiks Fare” me humor ajo ka përballuar batutën e Ramës, ndërsa ka lëshuar edhe një thirrje për qytetarët. Ajo kërkoi që të besonin në Zot.

“Mbi 40 (mandate). Mos shiko fixhan se do përfundosh si Rama. Beso në Zot se siç ke zemrën do të ta bëjë Zoti. 45 mandate do marrim!”,- tha Kryemadhi.

Po ashtu Kryemadhi gjeti edhe nga një të mirë edhe tek Lulzim Basha; Sali Berisha dhe Edi Rama.

Intervista:

Është Mona e Ilirit apo Iliri i Monës?

Unë di të them që këta të rinisë thonë Mona, Mona je e jona. LRI. Me këtë moshë që jemi ne, s’jemi as të njërit as të tjetrit. Nuk i hyjmë në punë njeri tjetrit.

A fle më me Presidentin se ai ka deklaruar se fle Kushtetutën dhe tani aktualisht është në Vlorë?

Aktualisht nuk fle me Presidentin, është me Kushtetutën, me demokracinë.

Kur flini nga cila anë mban Kushtetutën dhe nga cila anë të mban ty?

Unë di të them që do ta shkruaj Kushtetutën më 25 prill.

Jeni martuar me mblesëri apo me dashuri?

Jemi puthur në fshehtësi por dhe jemi dashuruar nuk jemi martuar me mblesëri. Por nuk mendoj që kjo është gjë shumë e rëndësishme tani, kur kalamajtë na janë bërë nga 20 e ca vjeç e kusur.

Po që është bërë sebep PS-ja, nuk ka ndonjë gjë nga ana jote tani?

Normal që sebep është bërë PS-ja, sepse kemi qenë anëtarë të Partisë Socialiste. Po përsëri sebep do të jetë PS-ja që më 25 prill socialistët të votojnë LSI-në.

Edhe të forcohet më shumë dashuria…

Absolutisht. Dashuria tek LSI-ja, se me Kushtetuta është e pavarur.

Do martoheshe sot prapë me Ilir Metën ti?

Këto pyetje nuk bëhen në periudhë fushatash elektorale. Se në periudhë fushatash elektorale, në 17 fushata që kam bërë me Ilir Metën, 17 herë jam dënuar me pushkatim, me varje në litar, me burgim të përjetshëm. Kështu që në periudhë fushatash nuk pyetet për dashuri. Aq më shumë 10 ditë para.

Ato festat e LSI, Gon Cela,

Goni nuk ndalon, Goni e ka festë gjithë jetën e vetë.

LSI ka nxjerrë tradhëtarë më shumë se çdo parti tjetër

Që kur ka ardhur Monika nuk ka. Janë ata të Kushtetutës.

Çfarë pëlqen tek Basha?

Toleranca, ndjenja e qytetarisë për mua është pika më fortë.

Rama?

E vdes Lali Erin në dru. Është nga këta që e fusnin në ujë dhe nuk i lë asnjë shenjë.

Berisha?

Stoik dhe karizmatik. Është edhe qëndrestar.

Një gjë që nuk të pëlqen tek Meta?

Vdes për thashetheme. E ka me dëshirë të madhe që t’i dëgjojë.

/Burimi: TCH/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *