Kreu i PD, Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët, tha se objektivi për protestat nuk ka ndryshuar.
Berisha theksoi se protestat do të vijnë dhe më të fortat që ka njohur Shqipëria
“Ke shumë të drejtë, nëse ritmi nuk është në nivelin e duhur, objektivi nuk ka ndryshuar. Po punohet për legjislacionin partiak të primareve dhe është puna e ritmit, grupi po punon. Sikundër protestat do të vijnë dhe më të fortat që ka njohur Shqipëria. Po punohet për zgjerimin e frontit opozitar por diçka ndonjëherë merr kohë më shumë nga sa e kemi parashikuar. Edi Rama është rrezik i madh kombëtar. Kjo është e vërteta”, tha ai.