Kryeministri Edi Rama nga New Yorku ka zbuluar detaje në lidhje me takimin e fundit me presidentin Tayyp Erdogan.
Rama për ‘TV Klan’ pohon se Shqipëria është drejt marrëveshjes për të marrë 6 dron nga Turqia.
Sakaq shtoi se këta dronë janë të pajisur me kamera inteligjente.
“Jemi në përfundim të marrëveshjes për të marrë dronët bajraktarë. Do marrim 6 që do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrolle të territorit, për ndërtime pa leje, për ndjekjen e personave në kërkim, për kultivimin e narkotikëve dhe kështu me radhë. Dronët i kanë pjesë të tyre kamerat inteligjente”, tha ai.