Kreu i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një komunikim me gazetarët u pyet nëse kryeministri Rama ka shkelur Kodin Zgjedhor me rritjen e pagave.
Ai u shpreh se në cilësinë e komisionerit do të vlerësojë përputhshmërinë e vendimmarrjes së institucioneve, pa dhënë më tepër detaje.
Pyetje: Rama lajmëroi rritjen e rrogave, shpërndau 5 mijë lekë për pensionistet, cili është qëndrimi juaj dhe institucionit tuaj në bazë të kodit zgjedhur që thotë se 4 muaj para zgjedhjeve ndalohen gjitha veprimtaritë në aspektin financiar?
Celibashi: Gjithsecili mund të ketë komentet e tyre të këtyre akteve të qeverisë. Në cilësinë e komisionerit do të duhet të vlerësoj përputhshmëria e vendimmarrjes institucioneve në raport me kodin zgjedhur. Kemi vlerësuar se ato parashikimet ndaluese janë vetëm në rast të zgjedhjeve të Kuvendit të Shqipërisë. Unë e kam një opinion edhe për këtë rast, por nuk do të zgjidhte gjë dhe nuk do ndihmonte gjë.