Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët me homologun nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Ai u shpreh se kishte ende shpresë që Kurti nuk e ka harruar Kanunin dhe do e presë kur të shkojë në Kosovë.
“Kur të shkoj në Kosovë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar që ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën,” – tha Rama.
Ndërkohë, përveç takimit me Albin Kurtin, kryeministri u pyet dhe për një takim me kryetarin aktual të komunës së Tetovës, që siç u shpreh gazetarja ka refuzuar të takohet me të.
Rama u përgjigj se nuk ka kërkuar ta takojë duke e quajtur qëndrimin e tij si “refuzim preventiv”.
Ai ironizoi më tej duke thënë se nuk do e shkëpuste kurrë nga punët e komunës sot për punët e NATO-s.