Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Forumin Strategjik të Bledit 2022, ka deklaruar se Shqipëria nuk ia ka nevojën Rusisë për gazin.
Rama tha se Shqipëria është shumë më pak e varur nga Rusia, pasi vendi ynë nuk e ka të rrjetëzuar dhe lidhur sistemin energjetik me prodhimet e gazit rus.
“Shqipëria është unike se nuk ka gaz, nuk ia kemi nevojën Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie ndaj Rusisë, sepse në perandorinë sovjetike, Stalini u rrëzua me hijeshi, ndërkohë ne e mbajtëm edhe pas rënies së Murit të Berlinit. Ne jemi 100% me energji të përtëritshme. Ne jemi të lumtur kur Zoti qan, sepse ka burime uji. Ne po e mbulojmë këtë diferencë që është shumë i dhimbshëm për buxhetin shqiptar, që është edhe më i vogël se ai i Kristiano Ronaldos. Kemi inflacionin më të ulët tani në rajon. Problemi që unë shoh është sepse ju përmendët pasi unë fola Scholz, por s’po flisja për Scholz kur përmenda Gjermaninë. Sepse reagimi i Gjermanisë tani ka qenë perfekt. Po flasim për opinionin publik, sepse opinioni e rrëzon Scholzin por jo Putinin. Këtu propaganda ruse edhe pse janë marrë disa masa mund të rrjedhë gjatë gjithë kohës, dhe debati mes palëve mund të dërgojmë armë apo jo ka nisur. Kur ka kriza të mëdha, siç e thashë ata që kanë më shumë probleme janë të pasurit sesa të varfrit. Unë e shoh Ballkanin si tërësisht të drejtë dhe krah Ukrainës, pjesën tjetër nuk e di”, deklaroi ai.