Pas dy viteve të pandemnisë, Kryeministri Edi Rama ka shtruar ditën e sotme iftar për besimtarët myslimanë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.
Në fjalën e tij hapëse Rama u përcolli të ftuarve falënderimet e bashkëshortes së tij Linda Rama, ndërsa shtoi se është i vetëdijshëm që edhe në këtë rast nuk do mungojnë përqeshjet dhe përfoljet.
“Më ka munguar ky takim sepse prej vitesh tryeza e iftarit ka lënë te unë një ndjesi të mirëseardhur. Si në çdo rast të tillë nuk do mungojnë përqeshjet dhe përfoljet që i ushqen një injorancë ulëritëse mbi islamin në veçanti. Nuk ka nevojë të jesh fare besimtar në zot që të ulesh në tryezën e iftarit dhe të marrësh prej saj ushqimin lehtësues për mendjen dhe shpirtin.
Islami është një fe e përqafuar nga besimtarët dhe një dhuratë pa kushte për njerëzimin. Ju lejohet sot thuhet në kuran ushqimi i zgjedhur. Shkruhet në Kuran se cilit prej jush i dhamë një drejtim. Nëse do kishte dashur zoti do ju kishte bërë një bashkësi. Rivalizoni me njëri tjetrin për veprat e mira. Sot jemi në një tryezë të shtruar për njerëz me bindje dhe opinione nga më të ndryshmet.
Kjo tryezë është në vendin e saj, në kohën e saj, në këtë botë ku progresi, teknologjia nuk e kanë sfumuar besimin por përkundrazi. Feja, librat e shenjtë, historia dhe arti i saj nuk janë vetëm një çështje e besimtarëve. Përderisa në qendër të fesë është kërkimi it ë vërtetës absolute të cilave njeriu i bindet duke pyetur pa reshtur veten pse gjërat duhet të jenë kështu dhe jo ashtu. Feja na ndihmon në leximin e rrugëve të jetës. Mos ia bëj tjetrit atë që nuk do doje që tjetri ta bënte ty.
Mos e harro kurrë që armiku yt mund të bëhet miku jot më i mirë. Në çdo hap ne i kemi si hije pyetjet e pandashme. Ç’kuptim ka të jetosh kur jetës i vjen fundi një ditë?! Këto janë pyetje themelore që fetë e ndryshme u përgjigjen në mënyrë të ngjashme. Një fjalë e vjetër thotë që edhe ëngjëlli edhe djalli rrojnë tek i gjalli”, deklaroi Rama.
Mos e harro kurrë që armiku yt mund të bëhet miku jot më i mirë. Në çdo hap ne i kemi si hije pyetjet e pandashme. Ç’kuptim ka të jetosh kur jetës i vjen fundi një ditë?! Këto janë pyetje themelore që fetë e ndryshme u përgjigjen në mënyrë të ngjashme. Një fjalë e vjetër thotë që edhe ëngjëlli edhe djalli rrojnë tek i gjalli”, deklaroi Rama.