Rama shtyu gazetaren se s’kishte maskë/ Vokshi: Ky është fundi për një politikan (VIDEO)

Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit të Ramës me një gazetare, e cila nuk kishte vendosur maskën. Në videon e cila u bë virale, Rama i kërkoi gazetares të largohet dhe të shkojë të marrë maskën, të cilën ajo i tha se e kishte harruar në makinë.

Ish-deputetja Albana Vokshi, e cilëson një akt të dhunshëm nga ana e kryeministrit, që do të marrë fund në 25 prill. Ajo shprehet se asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë aktin e dhunshëm të Edi Ramës, kundër gazetares së re.

Duke marrë shkas edhe nga kjo situatë, Vokshi deklaron se prej 23 vitesh në politikë, Edi Rama ka dhënë prova të shpeshta se ai nxit dhunën verbale dhe fizike ndaj grave, dhe kundërshtarëve politikë.

Statusi

Të prekësh me dorë një gazetar është fundi për një politikan. Sjellja e sotme e Edi Ramës si e një të forti rruge me gazetaren Edona Haklaj, tregon fundin e tij edhe si njeri. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë aktin e dhunshëm të Edi Ramës kundër gazetares së re.

Prej 23 vitesh në politikë, Edi Rama ka dhënë prova të shpeshta se ai nxit dhunën verbale dhe fizike ndaj grave dhe kundërshtarëve politikë.

Ky kryeministër brutal, si në jetën personale, edhe atë politike i ka përdorur gratë vetëm për fasadë. Pas fasadës, është një politikan i rrezikshëm për gazetarët, për median, për gratë dhe për shoqërinë. Ky model do të marrë fund në 25 Prill me votën e çdo shqiptari që do një kryeministër normal dhe të qytetëruar.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *