Rama si Enveri? Nuk ka krizë, mollët e Korçës nuk kalben në kanal. Në fshatra po kthehen të rinjtë

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët e Mollasit në Ersekë. Rama tha se blegtorët dhe fermerët duhet të mbështeten përmes disa skemave të cilat reduktojnë kostot e prodhimit dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë rurale.

Sakaq shtoi se zonat rurale nuk po braktisen nga të rinjtë dhe se bujqësia në këtë zonë po rimëkëmbet.

“Është për të ardhur keq kur nuk sheh aktualitetin e vendit. Është e rëndësishme që pamjet e realitetit të jenë të plota për të kuptuar rrugën e suksesit. Shqipëria punon dyfishin e tokës që punonte 7 vite para. Nuk do kishte nevojë për pika grumbullimi dhe nuk do qëndronin në këmbë në rast se do kishim sektor në braktisë, por rimëkëmbet. Ka një tendencë të re kthimi nga një numër i vogël të rinjsh, flet shumë për të ardhmen. Ka disa kushte që duhen plotësuar, siç është kapaciteti i grumbulluar dhe magazinuar mollët në mënyrë që t’i rritet vlera prodhimit. Bashkia duhet të bëjë ortakun për fermerët si një aksioner që është garant për stimulim”, tha ai.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *