Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Athinë të Greqisë, e cila do të zgjasë dy ditë.
Kreu i qeverisë pritet të hapë në Athinë një ekspozitë me pikturat e tij. Ndonëse jo një vizitë zyrtare, Rama do të zhvillojë takime edhe me disa përfaqësues të politikës. Mesditën e sotme ai pritet të zhvillojë një drekë pune me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias. Në këtë takim do të jetë e pranishme edhe ministrja Olta Xhaçka.
Ditë e sotme pritet të hapet edhe ekspozita e Ramës në “Zapion Megaro”, në të cilën do të shoqërohet edhe nga homologu grek Kyriakos Mitsotakis, që më pas do të kenë së bashku edhe një darkë.
Takime pritet të ketë edhe me kryetarin e parlamentit helen Kostas Tasulas, si edhe me presidenten Kateriana Saqelaropoulu.