Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme në Paris, ku pritet që të zhvillojë një takim me presidentin francez Emmanuel Macron.
Presidenca franceze ka bërë publike axhendën e kësaj vizite, ku mësohet se takimi mes Ramës e Macron do të nisë në orën 13:00. Ndërkohë, referuar axhendës zyrtare mësohet se ato do të konsumojnë së bashku edhe një drekë në orën 13:20.
Nuk dihet ende qëllimi i kësaj vizite, në një kohë kur asnjë nga palët nuk ka pasur një reagim zyrtar. Vizita e fundit e kryeministrit Edi Rama në Francë ka qenë më 15 maj të vitit 2018-ë.