Sportelet publike do të kalojnë online, lajmëroi këtë të mërkurë kryeministri i vendit Edi Rama.
Nëpërmjet një konferencë për mediat Rama pohoi se i gjithë procesi do të kalojë online.
“Shërbimi online do të jetë një transformim i jashtëzakonshëm. Të gjithë sportelet publike do kalojnë online. Tashmë nuk do ketë nevojë të mbajmë radhë të gjata për dokumente të thjeshta”, tha Rama.