Rama sqaron deklaratën për Tabakun: Është e paimagjinueshme! E ftoj të çojë në gjykatë një fakt për të provuar akuzat

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend pasditen e sotme ka diskutuar rreth akuzave për gjuhën e papërshtatshme të përdorur gjatë seancës së sotme.

Rama u shpreh se Parlamenti do të mbahet mend për degradimin e rëndë të gjuhës.Ai iu drejtua deputetes Jorida Tabaku , ku i tha se tashmë ankesat janë bërë trend, ndërsa shtoi se metafora e përdorur gjatë fjalës së tij është keqpërdorur dhe është kthyer në akuzë.

Fjala e Ramës:

“Mbase do mbahen mend për ca kohë për degradimin e rëndë të gjuhës. Duke qenë se për këtë degradim u mor një zanafillë nga fjala ime e ndje për detyrë që të sqaroj edhe për opinionin publik se e zbardhur literalisht ajo që thashë fjala: “Pyet atë që ke në krah se ajo ti jep shifrat megjithëse ti jep si balonë tabakë.”, Është e paimagjinueshme teksa një metaforë kthehet dhe një akuzë pas saj vazhdon një lumë i tërë sharjesh deri edhe turrjesh për grushta duke turpëruar edhe parlamentin. Duke qenë se kjo nisi nga zonja Tabaku e cila bëri edhe një replikë ku metaforën time që kishte lidhje me shifrat “si balonë Tabake” gjë që e kthjellova duke thënë që është lloji i balonës  dhe duke qenë se edhe më tutje Tabaku u ankua se kjo na qenka një trend. Unë kam ardhur këtu me një prej vendime të Gjykatës që ka të bëjë me zonjën Tabaku dhe e kam sjellë për të thënë se ka një ndryshim mes retorikës , oratorisë metaforave dhe mes sharjeve shpifjeve apo akuzave me sfond për individin. Janë ndryshime shumë të mëdha sepse ndryshe kthehemi në kohëra shumë të errëta”, tha Rama.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *