Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj sistemeve nga hakerat iranianë.
Rama nga Parlamenti tha se objektivi i sulmit nuk është realizuar, ku thekoi se nuk është marrë asgjë me vlerë.
“Amerikanët kanë nxjerrë një raport dhe thonë që sulmi nuk e ka realizuar objektivin. Sulmi ka qenë me 4 grupe nuk arriti të shkatërrojë infrastrukturën e sistemeve. Faktikisht asgjë nuk është marrë sepse ne kemi ende proces për dixhitalizimin e arkivave. Arsyeja pse nuk e ka arritur qëllimin sulmi është pasi ne kemi nivel mbrojtje, e cila do bëhet në disa faza. Sulmi nuk ka pasur sukses, pasi ne kemi zonë mbrojtje e infrastrukturës shtetërore. Sulmi është i nivelit të madh por nuk ka sjellë hata. Ajo historia si ajo lista sot, që flet për se çfarë terreni gjen në kanale dhe portale tona, plus edhe në politikën tonë, një grup që ka qëllime dashakeqe ndaj vendit, dhe me një listë të fotomontuar ku përzihen kriminelë me politikanë dhe gazetarë fut në vorbull një dynja që hedh dyshime, nuk ka më terren pjellor për veprim dashakeq ndaj vendit tonë sesa kanalet, portale dhe ju. Falë kësaj fuqie në tubacion llumi, mund të bëjë hajgare çdo gallataxhi se ngriheni në këmbë se cilat janë lidhjet me krimet duke bërë fotomontazhe, ajo që ka dalë nuk është MEMEX”, tha ai.