Kryeministri Edi Rama përmes një shënimi në Tëitter, ka sulmuar ashpër kryedemokratin Sali Berisha pak orë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita.
Rama shkruan se një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit”, Konstantin Kosachev.
Rama e etiketoi si ‘vulëhumbur’ dhe tanimë të damkosur ‘nongrata’.
Postimi i plotë:
Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!
Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata! pic.twitter.com/fzXx9nUyJW
— Edi Rama (@ediramaal) November 12, 2022