Rama sulmon opozitën: Janë të zhytur në thesin e rublave, premtojnë vetëm izolim nga bota

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së PS.

I pyetur për një bashkëpunim të mundëshm me opozitën, Rama e ka sulmuar ashpër këtë të fundit, duke e akuzuar sërish se është e zhytur në thesin e rublave ruse.

Më tej ai shtoi se mënyra se si vepron pala tjetër, mban erë duke shtuar se ajo çfarë dimë nuk është e gjitha që duhet të dimë.

“Në këtë epokë kërcënimi të madh, kur Shqipëria nuk bën përjashtim nga kërcënimi, kur na duhet të përballemi me pasojat që është e re dhe vjen te ne siç erdhi tërmeti, pandemia, duhet të jemi të qartë, të vendosur, të bashkuar, të lidhur me partnerë të fuqishëm. Do ishte mirë të kishim një opozitë që të rrinte mirë në këtë kontekst, por kemi një opozitë që premton vetëm izolim nga bota dhe nga ana tjetër është e zhytur në buxhetin e rublave. Është fatkeqësi, edhe veprimtaria, edhe mënyra se si vepron në mënyrë të përditshme mbajnë erë. Ajo çka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur”, deklaroi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *