Kryeministri Edi Rama nuk i ka mdalur sulmet ndaj opozitës ku thekson se kjo e fundit është e gatshme të nxisë konflikt deri në gjakderdhje.
Gjatë fjalës së tij në takimin në Fier, Rama është ndalur te vdekja e të riut Lear Kurti, ku tha se opozita me në krye Berishën, po tenton të përdorin vdekjen e tij për protesta e revolta.
“Të thonë që në Shqipëri nuk jetohet më, në Shqipëri hahet vetëm plehra, kjo ushqehet edhe nga opozita e rublave, nga çorba e rublave. Nga ai grupim që i ka bërë shumë dëme Shqipërisë por, që tani po demaskohet komplet. Në një kohë kur e gjithë bota janë prekur drejtpërdrejt nga lufta, nga inflacioni i luftës. Ndërkohë që ne qeveria bën gjithçka mundet për t’i lehtësuar njerëzit, këta janë shfaqur me egër së kurrë në një përpjekje skandaloze, të turpshme që shkel çdo kufi njerzillëku për të nxitur konflikt, rrëmujë, për të çuar deri në gjakderdhje. E patë ça ndodhi tani në fund. Vdiq një i ri për një arsye që është e shpjeguar qartësisht dhe sapo doli lajmi, pa pritur asnjë ekspertizë dhe rezultat, doli hiena e madhe dhe bashkë me të edhe hienat e vogla dhe filluan ta shqyenin kufomën në të televizor. Si mundet të përdhunohet një i vdekur dhe si mund të bëhet kjo në një kohë kur ky vend është nën presionin e një lufte. Ky është kulmi, dhe ata që i shkojnë prapa këtyre hienave duhet të pyesin vetëm se çfarë shqiptarësh janë këta. Si një instrument politike si mund të pretendojnë që kanë flamur, fe, atdhe dhe besim. Kujt më shumë sesa atij që i ka vënë bastin atje në Kremlin i interesojnë këto poshtërsi, askujt. I interesojnë shqiptareve që votojnë kundër nesh dhe PS, nuk ka sesi t’i interesojë”, tha Rama.