Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas paralajmërimit të pedagogëve për të hyrë në grevë urie.
Në një postim në rrjete sociale, Rama ka sulmuar pedagogët duke thënë se grevë urie për rritje rrogë bëjnë vetëm njerëzi e pa fe dhe pa atdhe e rublaxhinj pa din e pa imam, që vetëm Shqipërisë nuk i shërbejnë.
“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!”, shkruan Rama.
Kujtojmë se ditën e sotme kreu i Sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se ditën e nesërme pedagogët do hyjnë në grevë urie nëse nuk do të ketë asnjë përgjigje nga ana e qeverisë lidhur me plotësimin e kërkesave të tyre.
Përgjigjen nga qeveria e presim deri nesër/ Kovaçi: Gati për të hyrë në grevë urie