Ish-zyrtari i SHBA-së, Richard Grenell ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Gjatë takimit është diskutuar për çështjen Thaçi. Richard Grenell është shprehur se akuzat ndaj Hashim Thaçit janë të rreme, dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith.
Ish i dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor Richard Grenell, ka publikuar disa foto me kryeministrin Rama dhe thekson se kanë diskutuar për të bërë më shumë për lirimin e Hashim Thaçit nga burgu.
“Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të çliruar sa më shpejt Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith”, shkruan Grenell.