Rama takim me ministrin turk: Prioritet bashkëpunimi në fushën e turizmit

Kryeministri Rama ka pritur këtë të premte ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi në fushën kulturore.

Në këtë takim ministri turk sëbashku me Ministren Anila Denaj kanë nënshkruar marrëveshje për projektin e përbashkët të restaurimit të shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat.

“U nënshkruan edhe marrëveshjet që synojnë forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e turizmit; artit, arkeologjisë, muzeologjisë, luftën kundër trafikut të paligjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjes së të drejtave të autorit”, shkruan Rama.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *