Rama takim me pensionistë në Durrës: Synojmë rritje graduale dhe të qëndrueshme

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës dhe po zhvillon takim me pensionistët. Rama u shpreh se po punohet për një rritje graduale dhe të qëndrueshme të pensionistëve.

Ai theksoi se rritja e pensioneve nuk është si e pagave, pasi nuk rriten në bazë të taksave por në bazë të kontributeve shoqërore.

Më pas Rama akuzoi opozitën, ku sipas tij ata krijuan edhe në fushën e pensioneve një gropë të madhe.

“Deri në 2014, kur ne bëmë reformën e parë te pensione, disa nga ju e mbajnë mend, Shqipëria ishte në një situatën totalisht kundër të ardhës. Ne e hoqëm tavanin. Të gjitha ata që dalin në pension që nga 2014 e këtij, kanë një pension më të lartë. Ajo ka qenë gropa e madhe që hapën ata, që sot çirren nëpër ballkone dhe thonë se do rrisin pensionet dhe do t’i çojnë nga 1000 euro.”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *