Rama takim me presidentin e Azerbajxhanit Aliyev, bisedime për investime strategjike

Kryeministri Edi Rama u prit në një takim dypalësh nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Gjatë takimit me Aliyev, Rama ka zhvilluar bisedime mbi bashkëpunimin mes vendeve dhe mundësitë e reja për investime strategjike.

Ndër aspektet kryesore, të cilat Rama i përmendi, ishte fakti se të dy vendet kanë një partner të fortë ndërmjetës si Turqia dhe pikërisht këta të fundit, duke iu referuar presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, kanë lobuar që dy vendet të kenë rritje të bashkëpunimit.

Shqipëria ka qenë është dhe do të jetë plotësisht mbështetëse e Azerbajxhanit. Ne përgëzojmë përpjekjet tuaja të lëvdueshme me fqinjit tuaj Armeninë.

Ne kemi një urë shumë të fortë Turqinë! Pres me shumë padurim që të dëgjoj dhe të shoh prespektivat dhe çfarë kanë arritur ekipet tona në sektorin e energjisë dhe të turizmit. Ne kemi të drejtë të jemi xheloz për Malin e Zi pasi keni bërë shumë investime aty, shpresojmë të bëni të njëjtën gjë edhe me Shqipërinë. Ndërkohe që prisja që ju të vinit në vendin tonë, mendova të vija unë këtu. Presim me padurim të lajmë borxhin në momentin që do të vini në vendin tonë.

Pikërisht energjia, ishte thelbi i gjithë vizitës dhe këtë nuk e la pa përmendur as vetë presidenti Aliyev.

Projekti madhor më i rëndësishëm, është gazsjellësi Adriatiko-Jonian, i njohur si TAP.

Mbi këtë, Aliyev shtoi se është një projekt historik, sa i përket gazit dhe është po ashtu një sektor shumë i mirë i bashkëpunimin mes dy vendeve.

Që prej më shumë se një viti, Azerbajxhani është bërë eksportues i gazit natyror drejt Europës dhe Shqipëria ka qenë mbështetëse e kësaj nisme dhe përfaqësuesit tuaj të nivelit të lartë kanë marrë pjesë gjithmonë në takimet e Këshillit Konsultativ të Korridorit Jugor dhe kanë vijuar të zhvillojnë dhe kanë kontribuuar për zhvillimin këtij projekti. Kështu që jemi në një ekip vendesh, të cilat kanë zbatuar me sukses këtë projekt historik, duke pasur parasysh rëndësinë e korridorit jugor të gazit, sidomos të gazsjellësit TransAdriatik. Unë mendoj që tashmë kjo është më e dukshme se sa më parë.

Ky është një sektor shumë i mirë i bashkëpunimit tonë që ka potencial të madh për t’u rritur. Përfaqësuesit tanë po zhvillojnë takime mbi portofolin më të gjerë të bashkëpunimit tonë në fushën e energjetikes, që përfshin gazin natyror, furnizimet tranzite dhe energjinë elektrike. Është vërtetë një pjesë mjaft e madhe e agjendës tonë dypalëshe. Jam i sigurt që ajo çka është tashmë në proces bisedimesh do të sjellë si rezultat zhvillime të reja. Po kështu, mendoj që ka një shans të mirë për të folur për të tjera fusha të ndërsjella, mundësitë në fushën e turizmit e t’u ofrojmë qytetarëve tanë mundësi të ndryshme turistike dhe përgjithësisht një partneritet më të gjerë për t’i dhënë një nxitje të mëtejshme e për të pasur rezultate më të mira në të ardhmen.

Axhenda zyrtare në Baku përfshin vizitën e Kryeministrit Rama në memorialin e Varrezave të Dëshmorëve.

Në vijim ai do të zhvillojë një takim bilateral me Sahiba Gafarova, kryetar i Kuvendit të Azerbajxhanit, ndërsa në orën 18:00 do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin e Azerbajxhanit, Ali Asadov.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *