Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në universitetin e Vlorës, “Ismail Qemali”, ku të pranishëm ishin staf akademik, studentë shqiptarë dhe të huaj. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se sjellja e dijes së universiteteve të huaja është domosdoshmëri.
Mes të tjerash ai shtoi se synimi është që në universitetet shqiptare të ofrohen programe me standardet e vendeve të BE.
“Besoj se me reformën e arsimit të lartë, me hapat që po hidhen jo pa vështirësi, por në mënyrë sistematike, po krijohen hapësira për ta parë veten universiteti si pjesë e një rrugë ku nuk pritet gjithçka nga qeveria, por nga ndërveprimi dhe me universitetet e tjera. Universitet duhet t’i shfrytëzojë mundësitë.
Sa i përket nevojave dhe kërkesave tuaja, ne kemi qenë dhe do të jemi të gatshëm që të mbështesim universitetin me të gjitha mundësitë që kemi. Një pjesë e këtyre gjërave do të zgjidhen hap pas hapi për infrastrukturë dhe laboratorë. Bashkia s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me universitetit, por është drerë e hapur për ju”, tha Rama.