Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel prej ditës së djeshme, ku dhe u prit nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell.
Sakaq, axhenda e plotë e kryeministrit për ditën e sotme është zbardhur.
Mësohet se Rama do të marrë pjesë në konferencën e VI për mbështetjen e së ardhmes të Sirisë dhe Rajonit.
Po ashtu, do të zhvillojë takime sërish me Borrell dhe me komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi.
Axhenda e Plotë:
- Ora 08.15 mbërrija e delegacionit(transmetim i drejtpërdrejtë);
- 09.00 Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit – Takimi ministror;
- Seanca e mëngjesit (e hapur);
- Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian – Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon – Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile;
- 11.15 Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë;
- 11.30 Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë;
- 13.30 Seanca e pasdites pjesa I (sesioni I hapur);
- Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin;
- Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse;
- 15.30 Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik);
- Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse;
- 17.30 Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë.