Kryeministri Edi Rama ka takuar në Bratislavë të Sllovakisë, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron me të cilin kanë diskutuar për disa tema kryesore.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama thekson se takimi ishte shumë miqësor dhe kanë diskutuar për rajonin, luftën në Ukrainë, por edhe për raportet e Ballkanit me Bashkimin Evropian, si dhe nevojën për një qasje të re politiko-ekonomike.
“Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri”, shkruan Rama.