Kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij Linda, u takua me presidentin amerikan Joe Biden dhe zonjën e parë në Nju Jork.
Rama ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së dhe ka zhvilluar gjithashtu takime me përfaqësues të shoqatave shqiptare.
Ai ndau një foto të takimit në Facebook, duke e cilësuar si “Photo of the day”.