Rama takon Presidentin e Azerbaixhanit: Biseduam për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë

Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme Presidentin e Azerbaixhanit Ilham Aliev.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, krahas fotove të shpërndara Rama shkruan se në takim kanë biseduar për bashkëpunim në fushën e energjisë por, edhe për nisjen e programit të gazifikimit me investim të Azerbajxhanit.

“Me Presidentin e Azerbaixhanit, mikun e dashur Ilham Aliyev, patëm sot një bashkëbisedim si gjithmonë shumë miqësor, por edhe vërtetë të dobishëm për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, që nga nisja e programit të gazifikimit me investim të Azerbaixhanit, i cili do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in deri tek vendosja e piketave konkrete, për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne, e cila do t’i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit”, shkruan Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *