Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me shefen e re të UNMIK në Kosovë, Caroline Ziadeh.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Rama shkruan se takimi me Ziadeh i ka lënë mbresa positive, ndërsa shton se UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe qëndrimi ynë në Këshillin e Sigurimit do të jetë i qartë.
“I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit. Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën”, shkruan Rama.