Rama tallet me veten e tij: Kur vëllai vjen me Spidermanin të mbrojë motrën nga Gogoli! Publikon foton

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me një autoironi për veten e tij.

Në rubrikën tashmë të përditshme ku u thotë “mirëmëngjes” miqve në rrjete sociale, kreu i qeverisë ka publikuar një video ku shihet krah një vajzë te vogël, më pas ka mbërritur edhe vëllai i vajzës.

Këtë moment Rama e trajtuar me ironi, ku e quan veten “gogoli”.

“Kur vëllai vjen me Spidermanin të mbrojë motrën nga Gogoli”, shkruan Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Duket se autoironia dhe fëmijët janë e përbashkëta e fushatës elektorale të 2liderve të 2 partive kryesore në vend PD dhe PS. Ishte kryedemokrati Lulzim Basha ai që ditën e  djeshme ironizoi veten e tij, sa i përket tabelës së shumëzimit, ku teksa pyeti një fëmijë sa bëjnë 7×7, u përgjigj 42. Një “armë” kjo e përdorur shumë nga kundërshtari i tij, Edi Rama, për ta sulmuar.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *