Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka shprehet se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pas përfshirjes së emrit të tij në aktakuzën e Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI i arrestuar tashmë nga autoritetet amerikane.
Në një postim të bërë në faqen e tij zyrtare në Facebook, ai shkruan se në seancën plenare të ditës së nesërme, deputetët e PD do të kërkojnë që kreu i qeverisë të japë llogari për atë që ai e quan “aferën antishqiptare me McConigal”.
“Askush nuk mund të marrë peng parlamentin. Rama do të thirret në debat për të dhënë llogari për aferën antishqiptare me McConigal. Të dorëhiqet menjëherë para shqiptarëve! Ne si grup parlamentar e kemi detyrë të madhe dialogun intensiv me zgjedhësit tanë, që t’u qartësojmë gjithçka. Ky revolucion nuk do dështojë kurrë. Ky revolucion do të njohë vetëm fitore”, shkruan Noka.