Në një konferencë më kryeministrin e Hungarisë, Orban Rama tha se është imediate nevoja që tre punonjësit policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi.
Rama: Është imediate nevoja që tre punonjësit policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, për të cilat KFOR-i nuk do të japë konkluzion publik, por do ta çojë dosjen përkatëse në NATO, është e qartë se në të gjitha rastet 3 efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse kanë shkelur kufirin, atëherë duhet të ishin kthyer në Shqipëri.
Ne jemi fokusuar qysh në momentin e parë që kjo të bëhet e mundshme duke përdorur çdo kanal. Zgjidhja e përbashkët është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euro atlantike me pikat e qarta që ata kanë dhënë për depërshkallëzim. Ajo që është më e rëndësishme është se paqja është në tryezë dhe mundësia historike është në tryezë, për të mbyllur një kapitull shumë të gjatë dhe të dhimbshëm dhe për të hapur një kapitull të ri, e të njihet Kosova ndërkombëtarisht edhe nga Serbia.