Kryeministri Edi Rama në takimin e tij me përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë i ka bërë thirrje biznesit për të prodhuar energji elektrike me anë të paneleve diellore.
Sipas kreut të qeverisë, është koha për ti rënë lapsit, pasi të prodhosh energji vetë nga dielli është fitimprurës dhe ul ndjeshëm kostot e energjisë për biznesin
“Dëshiroj të theksoj nevojën që të nxisim kalimin e konsumit energjetik dhe biznesi mund ta paraprijë. Me burim energjinë diellore. Është koha për t’i rënë lapsit të gjithë që investimet për të prodhuar energji në fabrikë të pranohen nga shteti si investime që duhet të përkthehen në shkëmbim energjie në rrjet. Nuk e ka shpikur akoma bota formulën për të future në rrjet energjinë diellore.
Çdo investim që bëhet në një vend si Shqipëria për të prodhuar konsumin e energjisë vetë nga dielli është fitimprurës dhe ul ndjeshëm kostot e energjisë për biznesin. Ne i mirëpresim të gjitha idetë nga ju për sesi mund të lehtësojmë investimin, duke e harruar plotësisht shkëmbimin e energjisë”, tha Rama.